Nga nesër rikthehet i nxehti afrikan, kaq do të shkojnë temperaturat
BILLI

Lexo edheNjë familje shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)!

Prej ditës së hënë vapa afrikane depërton mbi rajonin tonë ku pritet të rrisë temperatura maksimale vende-vende edhe mbi 35C.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë vlerave të pranueshme, e me depërtimin e vapës afrikane, mbi rajon do të shtrihen edhe koncentrime të pluhurit saharian, që mund të rrisin vlerat e indeksit edhe në mesatare, e poashtu edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të shënojnë rritje që shtynë indeksin në vlera mesatare.
Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me intervale më të gjata me diell, mbetet kryesisht në vlera të larta, por edhe shumë të larta. E në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.25.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
26.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite do të ketë vransira kalimtare, e përreth viseve malore shfaqen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

Lexo edheNjë familje shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)!
27.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
28.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 19C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 31C të dielen, e nga mesi i javës edhe deri në 35C, vende-vende edhe mbi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-9m/s, të mërkurën me hove edhe deri në 13m/s.Shtypja atmosferike luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes deri ditën e martë