Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025.
Nga 38 komunat e vendit, në 15 prej tyre gara për kryetar do të vendoset në balotazh më 9 nëntor, transmeton lajmi.net.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se rezultatet përfundimtare për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën do të publikohen pas vendimeve të Gjykatës Supreme, pasi në këto raste ende janë në shqyrtim ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Komunat që shkojnë në balotazh:
-
Gjakovë: Ardian Gjini (AAK) – Ardian Gola (VV)
-
Gjilan: Alban Hyseni (VV) – Arbër Ismajli (LDK)
-
Dragash: Bexhet Xheladini (LDK) – Shaban Shabani (PDK)
-
Kaçanik: Sabedin Vishi (PDK) – Jeton Raka (VV)
-
Klina: Zenun Elezaj (AAK) – Sokol Bashota (PDK)
-
Fushë Kosovë: Valon Prebreza (VV) – Besnik Osmani (LDK)
-
Mitrovicë e Jugut: Faton Peci (VV) – Arian Tahiri (PDK)
-
Obiliq: Xhafer Gashi (LDK) – Halil Thaçi (VV)
-
Rahovec: Smajl Latifi (AAK) – Ali Dula (VV)
-
Pejë: Gazmend Muhaxheri (LDK) – Taulant Kelmendi (VV)
-
Prizren: Shaqir Totaj (PDK) – Artan Abrashi (VV)
-
Suharekë: Bali Muharremaj (AAK) – Ardian Shala (LDK)
-
Viti: Sokol Haliti (LDK) – Arsim Ademi (VV)
-
Vushtrri: Ferit Idrizi (PDK) – Sylë Meholli (VV)
-
Kllokot: Bozidar Dejanovic (Lista Serbe) – Srecko Spasic (Srpska Narodna Sloga)
Përbërja partiake e balotazhit:
Nga rezultatet e certifikuara:
-
Lëvizja Vetëvendosje (VV) garon në 11 komuna, duke hyrë në balotazh në shumicën e garave.
-
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) garon në 7 komuna.
-
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) garon në 6 komuna.
-
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) garon në 5 komuna.
-
Lista Serbe garon në një komunë, Kllokot.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 9 nëntor 2025, ku qytetarët do të vendosin për kryetarët e 15 komunave të Kosovës që shkojnë në balotazh./lajmi.net/