Nga burgu kandidon për zgjedhjet presidenciale
03

Lexo edheSuedi, gjykata vendos në favor të muslimanes e cila refuzoi të shtrëngojë dorën

Partia Punëtore e Brazilit (PT) zyrtarisht ka kandiduar ish-presidentin Luiz Inaci Lula da Silva, i cili ndodhet në burg, për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 10 mijë brazilianë kanë dalë në rrugë dhe kanë ecur deri te ndërtesa e Gjykatës së Lartë Zgjedhore (TSE) për të mbështetur kandidaturën e ish-presidentit.
Me maska në fytyrë ata kërkuan lirimin e ish-presidentit brazilian. Prokuroria kërkoi nga TSE të mos pranojnë kandidaturën e tij.
Lexo edheSuedi, gjykata vendos në favor të muslimanes e cila refuzoi të shtrëngojë dorën
Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, u dënua me burgim 12 vjet e 1 muaj për korrupsion.
Lula da Silva ka hedhur poshtë akuzat me të cilat ngarkohet.