back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeNga arresti shtëpiak arriti të bëhet deputet

Nga arresti shtëpiak arriti të bëhet deputet

Të ngjajshme

Zëdhënësi i VV-së, i akuzuar për terrorizëm, Frashër Krasniqi raportohet të ketë siguruar ulësen e deputetit në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje në listën e saj zgjedhore për 11 qershor, kishte kandiduar për deputetë edhe katër aktivistët e dyshuar për terrorizëm, Frashër Krasniqin, Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin. Por, vetëm i pari, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, raportohet të ketë arritur votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, nga 31 ulëset që i ka siguruar në Kuvend, partia e Visar Ymerit.

Ndaj Krasniqit dhe tre kandidatëve tjerë, shkruan Gazeta Express, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë në dhjetor të 2016-s, katër muaj pasi të njëjtit, bashkë më të ndjerin Astrit Dehari, u arrestuan si të dyshuar për sulmin terrorist të 4 gushtit të vitit të kaluar, ndaj objektit të Kuvendi të Kosovës.

Në aktakuzën për terrorizëm, Frashër Krasniqi përmendet se bashkë më Adea Batushën, mbesën e Visar Ymerit, një ditë pas sulmit me zollë në objektin e Kuvendit, u kishin dërguar mediave një e-mail ku përgjegjësia për sulmin ishte marrë nga një grup i ashtu quajtur “Rugovasit”.

Frashër Krasniqi, ashtu sikurse tre të akuzuarit tjerë, ndodhet në “arrest shtëpiak”, me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës. /GazetaExpress/

​Aktivisti i Vetëvendosjes i akuzuar për terrorizëm bëhet deputet?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz