BallinaLajmeNga aksidenti mes Shkodrës e Lezhës, humbin jetën dy murgesha nga Kosova

Nga aksidenti mes Shkodrës e Lezhës, humbin jetën dy murgesha nga Kosova

Të ngjajshme

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

“Makazze” bëhet i pari shqiptar kampion i ESL Pro League në Counter-Strike me NaVi

Një moment historik për esportin shqiptar u shënua sot,...

Në aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, bëhet me dije se dy personat që humbën jetën janë murgesha nga Kosova, të identifikuara si shtetaset Diana Mjeshtri 45 vjeçe dhe Luljeta Zefi 39-vjeçe, ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të lënduar rëndë.

Nga hetimet paraprake, sipas burimeve policore rezulton se mjeti tip “Fouristradë” ku udhëtonin 4 persona që kanë mbetur të lënduar, ka goditur në pjesën e pasme mjetin tip “AUDI” me targë 778 RA ku udhëtonin tre murgesha.

Si pasojë e përplasjes dy murgesha humbën jetën, ndërsa murgesha, Beta Mata 32 vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë. Fouristrada ka tentuar që të frenojë por si shkak i shpejtësisë ka qenë e pamundur për të ndaluar apo për të manovuar. Fouristrada ka përfunduar në kanal ndërsa fare pranë saj edhe mjeti tjetër i aksidentuar. 5 të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës, transmeton Mapo.

Reagimi i Spitalit të Shkodrës: Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën

Duke shprehur ngushëllimet për 2 viktimat në aksidentin rrugor të ndodhur në Kryebushat, Spitali Rajonal Shkodër bën me dije si më poshtë:

Menjëherë pasi jemi njoftuar për aksidentin e ndodhur në Bushat rreth orës 15:00, dy ambulanca të spitalit Shkodër janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes së bashku me dy mjekë dhe infermierë.

Dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 5 të plagosur u transportuan në spitalin e Shkodrës, ku morën trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Një prej të plagosurve ka dalë nga spitali dhe 4 të plagosur ndodhen në kujdesin e mjekëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz