back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaSportNeymar fenomen global, Brazili e dëshiron në Botëror – popullariteti i tij...

Neymar fenomen global, Brazili e dëshiron në Botëror – popullariteti i tij mbetet i fortë

Të ngjajshme

Gjirokastër: Bie një grua nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Shtëpinë e...

Prishtina tri ditë aktivitete për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të marrin...

Djali i Khameneit u mbijeton disa sulmeve amerikano-izraelite

Djali i liderit të ndjerë suprem të Iranit, Mojtaba...

Zyrtari Presidencial i Turqisë: Raketa e lëshuar nga Irani u neutralizua

Drejtori i Komunikimit Presidencial, Burhanettin Duran, njoftoi se një...

Në vetëm disa muaj para fillimit të Botërorit 2026, prania e Neymarit në listën e Kombëtares së Brazilit mbetet një temë shumë e diskutuar.

Sulmuesi, i cili e ka kaluar një sezon jo të lehtë, po përpiqet të bindë trajnerin Carlo Ancelotti që ta marrë me ekipin edhe për ndeshjet miqësore që zhvillohen në fund të marsit, megjithëse stafi teknik brazilian mendon se trupi i tij ende nuk është 100% gati për fushë.

Sipas një studimi të fundit të “CelebScore” nga “IBOPE Repucom”, Neymar e ka një indeks njohjeje dhe popullariteti me mbi 98% – duke u renditur i treti në Brazil vetëm pas emrave legjendarë si Pelé dhe Silvio Santos, përcjell “Gazeta Express”.

Duke u vlerësuar me mbi 25 parametra të ndryshëm si estetika, sjellja, stili i jetesës dhe ndikimi publik, Neymar i mori 79,6 pikë, më shumë se shumë emra të tjerë të njohur brazilianë si Vinícius Júnior, Ronaldo apo Gabriel Medina.

Studimi tregon se 82% e popullsisë së lidhur me internet e ndjek Neymarin, dhe 6 në 10 persona shprehin interes aktiv për jetën dhe karrierën e tij.

Sipas raportit, grupi i grave e vlerëson atë më shumë sesa burrat, ndërsa brezi i të rinjve (18–29 vjeç) e shohin si një pikë referimi sidomos për stilin dhe sjelljen e tij, ndërsa “Millennialët” dhe “Gjenerata X” e admirojnë për stilin e jetës.

Mbështetja bie pak vetëm tek të moshuarit mbi 55 vjeç.

Pavarësisht se nuk ka luajtur për Brazilin që nga tetori i vitit 2023 për shkak të një dëmtimi të ligamentit të gjurit, Neymar mbetet figura kryesore në planet e Kombëtares dhe dëshirë e tifozëve është që ai të marrë pjesë në Botëror në verë.

Sipas raporteve të tjera, legjenda braziliane Ronaldo ka bërë thirrje që trajneri Ancelotti ta ftojë Neymarin në skuadër, duke u shprehur se “ne nuk kemi një tjetër lojtar si ai” dhe se tifozët dëshirojnë ta shohin atë në Botëror, pasi prania e tij mund ta bëjë diferencën për Brazilin. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz