BallinaKulturëNexhmije Pagarusha bashkon Shkurten dhe Shyhreten

Nexhmije Pagarusha bashkon Shkurten dhe Shyhreten

Të ngjajshme

Ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha sot ka festuar ditëlindjen e saj, ku u nderua mjaft shumë nga kolegët e saj, shkruan Kosovarja.

Madje, ishte këngëtarja Shyhrete Behluli dhe reja Learta Jakupi, ato që zgjedhën pikërisht në këtë ditë të veçantë artistes më të madhe shqiptare t’ia bëjnë dhuratën më të bukur që ka marrë ndonjëherë.

Ato promovuan sot këngën e tyre “Për ty Nexhmije”, këngë e cila mirëprit dhe u pëlqye mjaft shumë nga publiku.

 

Me këtë rast u organizua edhe një manifestim për nder të ikonës së muzikës shqiptare, ku pati mjaft artistë të ftuar.

Por, ajo që ë bëri të veçantë këtë manifestim ishte pjesëmarrja e dy këngëtareve Shkurtes dhe Shyhretes.

Një artiste e madhe si Nexhmije Pagarusha arriti t’i bëjë bashkë këto dy këngëtare ku ka vite që nuk flasin më njëra tjetrën, e që arsyen askush nuk e di.

Se a do të jetë kjo një shembull që dikush ka thyer akullin mes këtyre dyjave mbetet të shihet.

/ Kosovarja/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz