BallinaShqiptare“New York Times” për masakrat serbe ndaj shqiptarëve më 1912 – “Ata...

“New York Times” për masakrat serbe ndaj shqiptarëve më 1912 – “Ata qëlloheshin si të ishin minj”

Të ngjajshme

Përparimi i serbëve nuk u ndal. Më 22 tetor ata morën Prishtinën, duke shkatërruar fshatrat shqiptare nëpër të cilat kaluan. Gazeta New York Times jep disa përshkrime rrënqethëse të atij tmerri që u ndodhi shqiptarëvet, shkruan MekuliPress.info

“Afër Prishtinës, pesë mijë arnautë gjetën vdekjen në duart e serbëve, jo në luftë të ndershme, por me anë të vrasjeve të pajustifikuara… Për të kryer këto krime, ushtarët e përfshirë nga çmenduria shpikën metoda të reja mizorie për të kënaqur epshin e tyre për gjak. Në shumë fshatra të gjitha shtëpive iu vu zjarri dhe, kur banorët fatzinj përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve, ata qëlloheshin si të ishin minj. Burrat pushkatoheshin në sytë e grave dhe të fëmijëve dhe pas kësaj, gratë detyroheshin të shikonin sesi ua copëtonin fëmijët me bajoneta.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz