BallinaShqiptareGruaja nxjerr burrin nga shtëpia pas 43-vitesh martesë, i vë kushtin befasues

Gruaja nxjerr burrin nga shtëpia pas 43-vitesh martesë, i vë kushtin befasues

Të ngjajshme

Një çift bashkëshortësh është bërë pjesë e seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Pas 43 vitesh martesë z.Qani është nxjerrë jashtë shtëpie nga bashkëshortja e tij Fiqiretja. Shkak për këtë është bërë një pronë që ata kanë pasur dhe sot rezulton në emër të dikujt tjetër.

Znj. Fiqirete ka qenë gjatë gjithë seancës mjaft e acaruar me bashkëshortin e saj, duke fajësuar atë për problemin që ata kanë sot, duke u shprehur se ai ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj. “E kam nxjerrë përjashta zonja Eni. Ky zotëri më ka sjellë shumë probleme. Është turp të ndahem në këtë moshë 60 vjeçe. Që në vitin `91 që mori pronën e deri në 2002 kam qenë e qetë.

Pas 2002-shit e këtej ky njeri më ka sjellë dramë të madhe në familje, më ka sjellë dhunë në shtëpi”, tregoi znj.Fiqirete. I përlotur, pothuajse që në fillim të seancës, Qaniu tha se nuk donte të vinte në këtë përballje. “Jam katandisur sot nga gabimet dhe fajet e mia, jam flakur në rrugë. Po nuk flakem në rrugë unë se jam burri i shtëpisë!”, u shpreh ai.

“Po nuk zgjidhe problemin me mua nuk bashkohesh ti. O do bashkohem me kalamajt o do marr rrugë tjetër. Ke paguar dhe nuk e ke pronën! Ta kanë marrë pronën. Ku e ke?”, kjo në fakt ishte kërkesa.

Juristja Eni Çobani sqaroi se si qëndron problemi me pronën e familjes në fjalë. Familja e z.Qani është pajisur me një aktmarrje toke në pronësi në vitin `93, për një sipërfaqe prej 2020 metrash katrorë nga Komisioni i Tokës Valas. Ata kanë përfituar nga 1 dynym e gjysëm tokë dhe 400 metra të tjera “në një vend ku rrokulliset breshka”, siç e tregoi vetë z.Qani.

“E pagova vreshtin, kam paguar shtëpitë. Kanë ikur miliona. Po nuk e merr njeri atë pronë se jam gjallë unë. Nuk rri si qeni unë në këtë moshë, 70 vjeç! Nuk e lëshoj atë pronë. Atje do vdes”, theksoi ai. Bashkëshortja nga ana tjetër tha:

“Ka 16 vjet që më ke mashtruar! Më ke prishur familjen ore! Zonja Eni si ta besosh këtë? Ai ka 16 vjet që përdor dhunë në familje dhe ka dëmtuar gjendjen ekonomike! Sekseri, që i ka dhënë lekët ky, fle në vilë, ndërsa unë në kasolle!” Deri në momentin që kanë shkuar në Hipotekë për të legalizuar një banesë të re, bashkëshortët nuk ishin në dijeni të problemeve që kishin me pronën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz