New York, protestë në mbështetje të Gazës

Një turmë mbështetësish të Palestinës në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë protestuar kundër qeverisë izraelite për shkak të bllokadës në Rripin e Gazës dhe dhunën ushtruar së fundmi në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta u organizua në Washington Square Park, një hapësirat më të rëndësishme të New Yorkut, nga një grup amerikanësh muslimanë mbështetës të Palestinës, të cilët u përkrahën edhe nga hebrenj ortodoksë dhe amerikanë të tjerë.
Grupi protestoi edhe kundër një grupi izraelit që festonte në parkun e njëjtë në kuadër të ditës së pavarësisë së Izraelit.
Protestuesit kërkuan heqjen e menjëhershme të bllokadës izraelite në Gaza, duke përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë demonstratave të fundit paqësore në Gaza.
Grupi më pas u shpërnda pa shkaktuar incidente.

Lexo edheTakimi i dytë i rëndësishëm në Gadishullin korean: Gruaja e Kim Jong-un dhe atij të Moon Jae-in takohen për herë të parë (Foto)
Të paktën 46 palestinezë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite që nga 30 marsi, kur palestinezët filluan të tubohen përgjatë kufirit lindor të Rripit të Gazës me Izraelin nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” me rastin e “Ditës së Tokës”, 42-vjetorit të pushtimit të një pjese të madhe të territoreve palestineze nga ana e Izraelit më 30 mars të vitit 1976.
Tubimet janë pjesë e një demonstrate gjashtë-javore që do të kulmojë më 15 maj. Kjo ditë do të shënojë 70 vjetorin e krijimit të Izraelit, ngjarje që palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Katastrofa”.
Demonstruesit kërkojnë që refugjatëve palestinezë t’u jepet “e drejta e kthimit” në qytetet dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugën krijimit të shtetit të ri të Izraelit.














