HomeLajmeNesër zgjedhjet e jashtëzakonshme: KQZ shpërndan materialet, mbi 100 prokurorë në terren

Nesër zgjedhjet e jashtëzakonshme: KQZ shpërndan materialet, mbi 100 prokurorë në terren

Të ngjajshme

Parandalohet futja e kontrabandës në Dubravë, zbulohet drogë e dyshuar në automjet

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar një rast...

Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Andorrën

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore...

Kosova është gati për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen nesër.

Institucionet shtetërore i kanë bërë përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Nga orët e hershme të mëngjesit sot KQZ-ja ka filluar shpërndarjen e gjitha materialeve zgjedhore për ditën e zgjedhjeve.

Në mesin e materialeve të shpërndara janë edhe fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve dhe vulat, të cilat vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit dhe të dielën, para votimit, do të dërgohen në Qendra të Votimit.

Ndërkohë, edhe Prokuroria e Policia e Kosovës kanë marrë masa për mbrojtjen e integritetit të votës.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se për të garantuar integritetin e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit janë angazhuar mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të mbikëqyrin procesin në të gjithë vendin deri në përfundim të procesit zgjedhor.

“Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje. Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, është thënë në njoftimin Kryeprokurorit të Shtetit.

Edhe Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ dhe ka bërë të gjitha planifikimet lidhur me Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen nesër.

Përmes urdhrit operativ, Policia ka treguar se parashihen të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë, përfshirë pajisjet e nevojshme logjistike, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

“Qëllimi i këtij urdhri operativ edhe në këtë proces zgjedhor është: Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve. Ngritja e vigjilencës, sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit të rezultateve. Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor”, është thënë në njoftimin e policisë, duke dhënë detaje tjera.

“Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, ka njoftuar policia.

KQZ-ja ka treguar se për këto zgjedhje janë shtypur gjithsej 1 milion e 778 mijë e 300 fletëvotime. Prej tyre, 1 milion e 605 mijë janë të destinuara për votimin në vendvotimet e rregullta, 19 mijë e 450 për votimin me kusht, 13 mijë e 500 fletëvotime rezervë, si dhe 3 mijë e 500 për votimin e personave me nevoja të veçanta.

KQZ-ja ka njoftuar se edhe në këto zgjedhje numri i fletëvotimeve të shtypura është më i ulët se numri i përgjithshëm i votuesve me të drejtë vote dhe kjo praktikë bazohet në analizat e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e kaluara zgjedhore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz