Nesër varroset viktima e aksidentit fatal të Kliqinës
dp

Lexo edheMustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?

Një aksident i rëndë trafiku i mori sot jetën një udhëtari.
Në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Kliqinë të Klinës, tri vetura u përplasen rëndë mes vete, teksa goditja ishte fatale për një udhëtar, raporton IndeksOnline.
Fatkeqësisht, plagëve të aksidentit nuk iu bëri ballë Brahim Delija, nga fshati Zajm.
Familjarët e viktimës kanë njoftuar se i ndjeri do të përcillet nesër për në banesën e fundit.

Lexo edheMustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?
“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se, pas një aksidenti të rëndë, ka ndërruar jetë i dashuri jonë, Brahim Delija, i lindur më 04.02.1982
Varrimi bëhet: 19.08.2026 (e mërkurë), ora 17:00, te varrezat e fshatit Zajm” thuhet në njoftim.