Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive politike në zgjedhjet e 14 shkurtit
03

Lexo edheLajmi i Fundit: Aksident i rëndë, vdes një 24 vjeçar, pasi bie me makinë në gropë të ujit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një komunikate për media, përcjellë Klan Kosova.
Ju njoftoj se nesër (e hënë, 01 shkurt, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”, ka thënë ai.

Lexo edheLajmi i Fundit: Aksident i rëndë, vdes një 24 vjeçar, pasi bie me makinë në gropë të ujit
Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike me datën 3 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.