Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë
dp

Lexo edheZemaj: Pas zbulimit të “Lule Gjelit” servilët kanë nisur t’i mbyllin profilet e rreme

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit, transmeton lajmi.net.
“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftim.
Ministria bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur do të plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve./lajmi.net/

Lexo edheZemaj: Pas zbulimit të “Lule Gjelit” servilët kanë nisur t’i mbyllin profilet e rreme
