BallinaLajmeNesër nis viti i ri shkollor në Shqipëri

Nesër nis viti i ri shkollor në Shqipëri

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum drejt...

Nesër nis viti i ri shkollor në Shqipëri, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit në Shqipëri njoftoi se në total janë 31 mijë mësues, ndërsa këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara. Konkretisht janë 2,260 mësues ndihmës, një rritje prej 150 më shumë se në vitin 2024.

Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Po ashtu, janë të disponueshme 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare.

Librat janë shpërndarë falas për të vegjlit që i rikthehen shkollës. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Elbasan u bë shpërndarja e librave për fëmijët në çdo shkollë.

Diku të mirëmbajtura e diku më pak, prindërit në masë kanë nxituar të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, por ndërkohë, sipas buxheteve, ndajnë mendime të ndryshme mbi koston e materialeve të tjera shkollore.

Ndërkohë, në Korçë viti i ri shkollor nis me një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve. Krahasuar me një vit më parë, janë 3 726 më pak, duke e ulur shifrën nga 21 080 në 17 354 nxënës.

Kjo situatë ka bërë që në qytetin e Korçës disa shkolla të bashkohen, ndërsa dhjetëra klasa të para nuk janë hapur pasi nuk kanë pasur regjistrime. Sipas nënkryetarit të sindikatës së mësuesve në Korçë, reduktimi me gati një të katërtën e nxënësve është një tregues alarmant që kërkon ndërhyrje emergjente në sistemin arsimor.

Ulja e numrit të nxënësve reflektohet edhe tek mësuesit, të cilët mbeten pa ngarkesë mësimore. Një pjesë e tyre pritet të kalojë si mësues ndihmës ose të angazhohet në programe pas shkollore, shkruan Top Channel.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz