BallinaLajmeKFOR-i gjerman trajnohet për identifikimin dhe ndjekjen e dronëve

KFOR-i gjerman trajnohet për identifikimin dhe ndjekjen e dronëve

Të ngjajshme

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it, nga Komanda Rajonale e Lindjes, kryen së fundmi një trajnim të dedikuar që synonte përmirësimin e aftësisë së tyre për të zbuluar, ndjekur dhe neutralizuar dronët – një aftësi gjithnjë e më kritike në skenarin e sotëm të sigurisë.

Në njoftim të KFOR-it bëhet me dije se në veçanti, stërvitja u përqendrua në sistemin WINGMAN për të identifikuar dronët dhe për të gjurmuar operatorët e tyre, dhe në HP-47 për të kapur dhe çaktivizuar UAV-të.

“Stërvitje të tilla rrisin aftësinë teknike individuale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit, punës në grup dhe përshtatshmërisë në përballimin e kërcënimeve ajrore në zhvillim.

Kjo ekspertizë unike zgjeron fushëveprimin e misionit të KFOR-it, duke rritur aftësinë e tij për t’u përballur me sfidat në rritje të sigurisë” thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz