Nesër në Prishtinë nënshkruhet marrëveshja për bashkimin e shkrimtarëve dhe artistëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Shkruan: prof. dr. Mujo Buçpapaj, kryetar i shkrimtareve te Shqipërisë
Në zbatim të vendimit të marrë në Kuvendin e Riorganizimit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të mbajtur më 19 maj 2026, dhe pas propozimit të paraqitur nga Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, më 17 tetor 2026, ora 11:00, në selinë e Lidhjes në Prishtinë, do të nënshkruhet Akt-Marrëveshja për themelimin e Lidhjes së Bashkuar të Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë (Lidhja e Bashkuar), nga përfaqësuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë e drejtuar nga Dr. Mujë Buçpapaj dhe të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Lidhja e Bashkuar synon të krijojë një platformë të përbashkët bashkëpunimi, koordinimi, përfaqësimi dhe promovimi të krijuesve shqiptarë, brenda dhe jashtë hapësirës kombëtare, duke përfshirë shkrimtarët, poetët, prozatorët, dramaturgët, përkthyesit, studiuesit e letërsisë, kritikët letrarë dhe artistët e fushave të ndryshme.

Lexo edheKosova nuk është monedhë shkëmbimi për interesat gjeopolitike
Ky akt përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional e kulturor ndërmjet krijuesve shqiptarë, në shërbim të letërsisë, arteve, gjuhës shqipe dhe afirmimit të vlerave tona kulturore në hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare. Secili shkrimtar, artist, qytetar që është i interesuar është i ftuar të merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për bashkimin dhe bashkëpunimin e krijuesve shqiptarë.














