Edukatorja keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar në një kopsht në Fier, nëna e tij e rreh
dp

Lexo edheMASh hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës, mbështetje deri në 10 mijë euro

Një edukatore në një kopsht shtetëror në Fier dhe nëna e një fëmije 4-vjeçar janë proceduar penalisht nga Policia, pas një konflikti ku dyshohet se janë përfshirë të dyja.
Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetaset E. P., 44 vjeçe, edukatore në kopsht, dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 44-vjeçarja ka keqtrajtuar në ambientet e kopshtit fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares.

Lexo edheMASh hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës, mbështetje deri në 10 mijë euro
Ndërkohë, nëna e fëmijës dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.