Berita Abazi largohet nga kabineti i Presidentes, kalon si këshilltare e Albulena Haxhiut në Kuvend
dp

Lexo edheDeri në 3,700€ më lirë, por vetëm për 15 ditë: Moto Guzzi në ofertë te Ventoro Motors!

Abazi është parë në takimin që Haxhiu zhvilloi me drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Nancy Soderberg, me të cilën diskutoi për prioritetet e agjendës legjislative të Kuvendit, raporton lajmi.net

Abazi më herët kishte qenë shefe e stafit të Albulena Haxhiut, edhe gjatë periudhës kur kjo e fundit ushtronte detyrën e Presidentes së Kosovës.

Lexo edheDeri në 3,700€ më lirë, por vetëm për 15 ditë: Moto Guzzi në ofertë te Ventoro Motors!
Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit, Abazi ishte emëruar shefe e stafit të saj presidencial. Tashmë, ajo është rikthyer pranë Haxhiut, kësaj radhe në rolin e këshilltares së kryetares së Kuvendit.
Përveç angazhimeve të saj në institucionet qendrore, Abazi është asambleiste e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë./Lajmi.net/