back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeNesër mbyllen përkohësisht disa hyrje të Prishtinës, shkak protesta e Odës Ekonomike...

Nesër mbyllen përkohësisht disa hyrje të Prishtinës, shkak protesta e Odës Ekonomike të Kosovës – Komuna del me njoftim

Të ngjajshme

Dy të arrestuar në Prishtinë për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim milionësh

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e...

Nuk po mundet ta harrojë, Driloni flet sërish për Sarën

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama,...

Zyrtare: Formacioni startues i Kosovës U21 kundër Spanjës

Kosova U21 sonte luan kundër Spanjës U21 në stadiumin...

Fenerbahçe e zyrtarizon Tedescon si pasardhësin e Mourinhos

Pasi u nda me Jose Mourinhon pas eliminimit nga...

Kryeqyteti i Kosovës do të përballet nesër me kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa nga hyrjet kryesore të tij, për shkak të një proteste të paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Protesta është planifikuar të mbahet të enjten, më 29 maj 2025, nga ora 10:00 deri në 12:00, në kundërshtim të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, proces ky që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar nga Komuna e Prishtinës, bllokimi do të përfshijë këto zona:

*Hyrja nga Veterniku dhe Gjilani – përfshirë rrugën pranë Albi Mall dhe pjesën poshtë Veternikut (akseset nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti).

*Hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica – konkretisht në rrethin e Madh te Lakrishtja (Dukagjini Tower).

*Hyrja nga Podujeva – në lagjen Vranjevc, përfshirë zonën te ish-Humanisti dhe udhëkryqin pranë bankës Raiffeisen, duke bllokuar qasjen në drejtim të Podujevës si dhe nga Dragodani drejt Shkabaj/Orlloviqit.

Automjetet e bizneseve pjesëmarrëse në protestë do të pozicionohen përgjatë rrugëve të lartpërmendura, duke pamundësuar përkohësisht lëvizjen e lirë të mjeteve motorike në këto segmente.

Institucionet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe planifikim alternativ të lëvizjes gjatë orarit të protestës.

Po ashtu, është bërë e ditur se autoritetet komunale janë në komunikim të vazhdueshëm me organet e rendit dhe sigurisë, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe menaxhimin efikas të trafikut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz