back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeGjermania fuqizon Ukrainën kundër Rusisë edhe me financim të internetit Starlink të...

Gjermania fuqizon Ukrainën kundër Rusisë edhe me financim të internetit Starlink të Musk

Të ngjajshme

Rama: Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje

Kryeministri Edi Rama thotë se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë...

Presidenca publikon komentet që Osmani ia ka dërguar Kushtetueses

Presidenca ka publikuar komentet që presidentja Osmani ka dërguar...

Emocionuese/ Justin Bieber publikon foto me të birin, Jack-un

Justin Bieber vazhdon të ndajë me fansat pamje të...

Me sloganin “Dritë për Komunat” AAK e hapë të shtunën fushatën për zgjedhjet lokale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hapë zyrtarisht...

Borrell godet rëndë Trumpin, kërkon që BE ta kuptojë që “ai kurrë s’do të jetë aleat”

Josep Borrell, ish-Kryediplomati i Bashkimit Evropian, ka botuar një...

Pas vizitës së presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky në Berlin, kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar se Berlini do të ndihmojë Kievin edhe me financim të internetit Starlink të Elon Musk.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Merz ka thënë së në mënyrë që Ukraina të mbrohet nga agresioni rus, vendi do ta ndihmojë me internet e poashtu me zhvillim të armëve me rreze të gjatë.

“Në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet kundër agresionit rus, ne po financojmë një pjesë të konsiderueshme të mbulimit me Starlink. Duam të blejmë së bashku sisteme armësh me rreze të gjatë, të prodhuara në Ukrainë. Nuk do të ketë kufizime në rreze,” është shprehur Merz.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2023, SpaceX i Elon Musk, kufizoi përdorimin e rrjetit satelitor Starlink në Ukrainë, duke ndaluar veçanërisht përdorimin e tij në operacionet me dronë. Elon Musk deklaroi se kjo masë u mor “për të shmangur Luftën e Tretë Botërore.” Këto kufizime më pas u hoqën, megjithatë pas rikthimit të Donald Trump në presidencë, kërcënimet nisën sërish me zyrtarë të administratës Trump që thuhet se kanë paralajmëruar Ukrainën se do të ndërpresin qasjen në Starlink nëse Kievi nuk pranon një marrëveshje për shfrytëzimin e mineraleve.

Sipas raportimeve aktualisht në Ukrainë ndodhen mbi 150 mijë terminale Starlink, të cilat gjenerojnë rreth 15 milionë dollarë në muaj nga tarifat e abonimit. Kjo shifër e konsiderueshme tregon se ndonëse përdorimi i teknologjisë ka përmasa strategjike në luftë, ai përfaqëson gjithashtu një interes të rëndësishëm financiar për SpaceX.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz