Nesër, dita e dëshmorëve dhe e çlirimit të Drenasit

Drenica në përgjithësi dhe Drenasi ne veçanti, janë ndër vendet që dhanë dhe sakrifikuan shumë për lirin, të cilën ne sot po e gëzojmë.
Vuajtje, burgosje, përdhunime, vrasje dhe maltretimet nga më të ndryshme, u bënë mbi popullatën civile shqiptare nga okupatori serb, shkruan drenicapress.info
Duke mos u pajtuar asnjëherë me pushtuesit nga Drenasi ranë shumë dëshmorë e komandant të çmuar, mbetën invalid shumë luftëtarë të lirisë, u prangosën dhe u maltretuan shumë qytetarë, u përdhunosën dhe u zhdukën shumë civil. Mirëpo, të gjitha këtyre vuajtjeve dhe maltretimeve u erdhi fundi, falë luftës çlirimtare të UCK-së, si dhe bombardimeve të NATO-së mbi okupuesit serb.
Dita e 14 qershorit mbetet në histori dhe në mendjen e çdo qytetari të Drenasi, në këtë ditë nuk mund të dëgjosh asgjë tjetër, përveç fjalë “liri”.

Lexo edheNesër, dita e dëshmorëve dhe e çlirimit të Drenasit
Për të bërë këtë ditë sa më madhështore, për të nderuar të gjithë të rënët dhe luftëtarët e lirisë, dita e dëshmorëve dhe e çlirimit të Drenasit është e mbushur me shumë aktivitete.
Aktivitet e komunës së Drenasit për ditën e nesërme, më 14 Qershor 2017 fillojnë nga ora 9:00, ku do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë, Likoshan, Polac, Morinë, Abri, Negroc, Çikatovë e Vjetër, Vërboc dhe Shtuticë.
Nga ora 11:00-11:30 – Mbajtja e Seancës Solemne në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit.
Nga ora 11:30 – Fillojnë aktivitetet kulturore nga nxënësit e shkollave
Nga ora 16:00 – Koncert i grupit të fëmijëve të SHKA “Shotë Galica” dhe nxënësve të shkollave.
Nga ora 18:00 – Manifestimi qendror, program festiv në Sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe do të përmbyllen aktivitetet me shpërndarjen e mirënjohjeve të ndryshme /Drenica Press/














