Nesër del në gjyq për shpifje, ish presidentja Atifete Jahjaga

Nesër pritet të shqyrtohet në gjykatë padia e familjes Berisha ndaj Atifete Jahjagës.
Lajmin për zhvillimin e kësaj seance nesër e konfirmoi Vahide Braha, avokatja e familjes Berisha.
Kunetërit e Shyhrete Berishës kanë paditur ish-presidenten Atifete Jahjaga për shpifje.
Padia lidhet me deklaratën e Jahjagës se Shyhrete Berisha “është nxjerrë zhag nga shtëpia ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj”.
Sipas avokates Braha, që foli për Kallxo.com edhe para një jave, në këtë seancë kunetërit e Shyhrete Berishës do të kërkojnë nga Jahjaga të kërkojë falje në lidhje me këtë deklaratë dhe që ky deklarim të tërhiqet prej saj.
Lexo edheKosova nesër vendos për Demarkacionin
Jahjaga deklaratën për të cilën është paditur e kishte dhënë në përkrahje të Shyhrete Berishës, të mbijetuarës së masakrës ndaj kësaj familjeje në vitin 1999.
Shyhrete Berisha i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, në të cilën asaj iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, më i riu prej të cilëve ishte kishte më pak se dy vjet, ndërsa vetë ajo mbeti e plagosur.
Mirëpo, pas luftës, më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili i mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës.
Gjykata Themelore në Prizren-Dega në Suharekë në korrik të vitit 2017 ia njohu të drejtën e pronësisë mbi gjysmën e kësaj shtëpie dhe gjysmën e paluajtshmërisë së saj Shyhrete Berishës.













