Më 22 janari 1998, forcat serbe sulmuan familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt.
Mësohet se sulmi erdhi nga fabrika e Municionit në Skenderaj, ku forca të shumta serbe u nisën drejt Kullës së familjes Jashari.
Adem Jashari atë ditë nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa rezistencës i prinin Shaban e Hamëz Jashari me nipa e mbesa.
Ndërsa sulmi i tretë mbi këtë familje legjendare nisi me 5 mars, dhe vazhdoj me 6 dhe 7 mars, ku pas një lufte të ashpër 3 ditore, ranë për të mos vdekur kurrë 20 anëtarët e familjes Jashari, përfshi edhe komandantin e UÇK-së, Adem Jashari. /Drenica Press/


