Nëse vuani nga diabeti i tipit 2, konsumoni kikirik

Simptomat e tipit të diabetit 2 mund të kontrollohen përmes konsumimit të kikirikëve, pasi ata ndihmojnë në menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak gjatë ditës, tregon një studim.
Kikirikët dhe gjalpi i kikirikëve mund të ndihmojnë për kontrollin e koncentrimit të glukozës.
Studiuesit thonë se ngrënia e kikirikëve mund të reduktojë rrezikun nga zhvillimi i diabetit.
Kikirikët kanë përmbajtje të ulët glikemike, ndërsa gjalpi i kikirikëve nëse përdoret çdo mëngjes mund të ulë dëshirën për të ngrënë më shumë, thuhet në një studim të kryer në Brazil.

Lexo edheGjendja e veshëve tregon këto sëmundje
Kikirikët përmbajnë sasi të mëdha të magnezit. Shkencëtarët rekomandojnë konsumimin e kikirikëve për çdo ditë, në mënyrë që të merren sasitë e nevojshme të magnezit në trup, që ka efekt për sheqerin në gjak.
Një studim amerikan pohon se konsumimi i përditshëm i kikirikëve ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare te pacientët e prekur me diabet.
Ai po ashtu ndihmon edhe në uljen e tensionit të gjakut, një nga komplikimet e zakonshme te pacientët e prekur nga diabeti.














