Nëntëvjeçari që vuan nga sëmundja e zemrës ka nevojë për ndihmë (VIDEO)
BILLI
Lexo edheQeveria e Kosovës do të vazhdoj mbështetjen me prioritet të Mitrovicës
Dior Agushi është 9 vjeç. Por ende nuk ka filluar të shkoj në shkollë.
Sëmundja nga e cila vuan dhe kushtet ekonomike po ia pamundësojnë atij edukimin.
Vogëlushi vuan nga një sëmundje e zemrës.
Shenaj Agushi, nëna e Diorit ka edhe një vajzë tjetër 15 vjeçe, njofton Klan Kosova.
Ata jetojnë pa kurrfarë të ardhura.
Bashkëshorti i saj është zhdukur para nëntë viteve dhe që nga ajo kohë kjo familje jeton nga ndihmat.

Lexo edheQeveria e Kosovës do të vazhdoj mbështetjen me prioritet të Mitrovicës
Kryefamiljarja për çdo ditë del përpara xhamisë së madhe në kryeqytet dhe kërkon lëmoshë.
Këto para nuk i mjaftojnë asaj për ushqim e lëre më për shërimin e të birit i cili brenda 15 ditëve duhet të bëjë një kontroll e cila kushton 300 euro.
Ky është numri ku mund ta kontaktoni familjen Agushi: 044 846 155
https://www.youtube.com/watch?v=B9VElgWwseQ