Nëntë milionë Euro janë dhënë për Kompleksin Memorial Adem Jashari. Ku shkuan ato?
Kullat e Jasharajve po rrezikon të shembet. Gjendja e këtyre kullave është duke u rënduar secilën ditë, pasi është lënë pa investime në të qysh nga paslufta kur janë mbështjellë vetëm me disa rrethoja metalike që mundësojnë të shihen edhe nga brenda objektet e djegura në luftën e fundit. Ndërkohë, gjatë 19 viteve të pasluftës, afër 9 milion euro janë investuar në të gjithë kompleksin memorial
Afër nëntë milion Euro ka derdhur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë që Agjencioni për Mbrojtjen e Memorialeve të Luftës të ndërtojë dhe mirëmbajë Kompleksin Memorial të Familjes Jashari në Prekaz.
Këtë shumë, e ka konfirmuar Idriz Blakaj, drejtor i kësaj agjencie.
Por, asnjë pjesë nga kjo shumë nuk ka shkuar për restaurimin e kullës së familjes Jashari, e lënë e djegur që nga marsi i 98-ës, kur u vra heroi legjendar Adem Jashari dhe 52 pjesëtarët tjerë të familjes së tij, përfshirë edhe fëmijët.

Lexo edheFotografi flet për takimin me shqiptarin e vrarë: E përplasën në tokë dhe…
“Kulla nuk është investuar, është investuar në pjesë tjera”, tha Blakaj të mërkurën për Gazetën Express.
Për këtë, së fundi është alarmuar se kulla e Jasharajve po rrezikon të shembet. Investimet kanë shkuar në ndërtimin e pjesëve tjera të memorialit, varrezave dhe shëtitoreve rreth saj.
Agjencionit që Blakaj e drejton vetëm për vitin 2019 Qeveria e Kosovës i ka ndarë 1.5 milionë euro për këtë konservimin e Kullave të Jasharve, mirëpo procedurat ligjore për Kompleksin Memorial në Prekaz kanë vonuar derdhjen e tyre në llogari të Agjensionit të ministrisë së Mjedisit. Derisa, projekti për këto kulla është i gatshëm që nga viti 2016.














