BallinaLajmeFotografi flet për takimin me shqiptarin e vrarë: E përplasën në tokë...

Fotografi flet për takimin me shqiptarin e vrarë: E përplasën në tokë dhe…

Të ngjajshme

Nga 1 prilli bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur

KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton...

Ky është numri i zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë deri tani

Qe prej kur ka filluar procesi i deklarimit të...

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, Osmani shkeli Kushtetutën me mosemërimin e tij

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim...

​A e ka nisur fushatën zgjedhore? Përgjigjet Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se ka nisur fushatën...

Personi që shikoni në foto quhet Hajrush Ziberi dhe është duke u lutur për jetën e tij

Ai kapet nga kriminelët serbë në Bosnje, të cilët e torturojnë dhe e vritet nga ata që njihen si “Tigrat e Arkanit” në moshën 24 vjeçare.

Hajrushi ishte nga fshati Laskarcë afër Shkupit, kurse në Bijelinë punonte si kamerier.

Fotografi amerikan Ron Havivi tregon se bashkë me Hajrushin, atë ditë të kobshme u vranë edhe dy miqtë e tij, Abdurrahami dhe Bejtullahu.

Tre muaj para së të vritej nga kriminelët e Arkanit, Hajrushi ishte martuar me Hikmetën.

Atë mëngjes, si përherë, ai ishte nisur për në punë, mirëpo nuk arriti atje.

U gjet në Savë, më 4 maj të vitit 1992. U varros is N.N. (No name).

Me analizat e ADN-së u identifikua në Visoko, ku më pas eshtrat u varrosën në Maqedoni më 19 shtator të vitit 2004.

Ekzistojnë dy fotografi të Hajrushit në momentin kur “Tigrat e Arkanit” e keqtrajtojnë atë në Bijelinë.

Njëra është e agjencisë amerikane të lajmeve, Associated Press, kurse tjetra ku “Tigrat…” i japin ujë është bërë nga RonHaviv.

Haviv tregon:

E kam takuar në xhaminë e Bijelinës.

Tigrat ma treguan, më thanë si ishte shqiptar i Kosovës dhe ma treguan letërnjoftimin e tij.

Pasi i vranë katër civilë, nga xhamia e nxorën Hajrushin dhe e dërguan drejt selisë së tyre.

‘Tigrat e Arkanit’ e përplasen për tokë dhe në atë moment unë e fotografova.

I ngriti duart duke me shikuar dhe duke kërkuar ndihmë.

Ushtarët mbanin në duar pistoleta, duke thënë se ishin të Hajrushit dhe se për këtë po e arrestonin.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz