back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeNënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë...

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Të ngjajshme

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...

”Faleminderit dhe mirëupafshim!”, portieri kosovar ndan rrugët me Gjilanin

Portieri Ardion Bllaca ka ndar rrugët me klubin e...

Jasir Asani realizon gol të bukur në Champions Leaguen e Azisë

Është luajtur java e 6-të në Champions League Two,...
- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, e përfaqësuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

- Advertisement -

Qëllimi i Memorandumit të mirëkuptimit është që, në pajtim me legjislacionin në fuqi, të mbështeten përpjekjet e përbashkëta për të siguruar fuqizimin, pavarësinë, meritokracinë dhe profesionalizmin në procesin e rekrutimit të pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike.

Pas nënshkrimit të Memorandumit kryeministri Haradinaj dhe ambasadori O’Connell u prononcuan për mediet e pranishme.

Kryeministri Haradinaj është zotuar për respektim të obligimeve që dalin nga ky Memorandum dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë të Qeverisë së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka për qëllim të siguroj një proces ligjor, por edhe kredibil të rekrutimit të të gjithë personave që do të mbajnë përgjegjësi në Agjencitë që janë kompetencë e Qeverisë”, ka thënë Kryeministri në këtë rast.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi rolin e ekspertëve që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët do të jenë partnerë, duke besuar që ky proces i ndjeshëm të jetë një proces ku do të respektohet ekspertiza dhe kualiteti i atyre që marrin përgjegjësi.

Do të evitojmë tendencën e vazhdueshme të politizimit të bordeve dhe agjencive, ka thënë kryeministri.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, pas nënshkrimit të Memorandumit ka theksuar se dukuritë e emërimit të njerëzve joprofesional, të cilët nuk janë aty për të ndihmuar institucionin, por për të avancuar qëllimet e shefave të tyre, nuk e ndihmojnë Kosovën. 

Vitin e kaluar, kur ka filluar ky projekt, u sfidua praktika që pozitat e larta fitoheshin pa meritë dhe u provua gatishmëria e vendimmarrësve të Kosovës për të ngritur të mirën e përgjithshme.

“Emërimi final i personave nëpër pozita, i takon Kosovës dhe të zgjedhurve të saj, si shtet i pavarur dhe sovran, në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi. Andaj, suksesi i këtij projekti do të jetë sukses i Qeverisë së Kosovës, dhe dështimi po ashtu dështim i saj”,  ka thënë ambasadori O’Connell.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz