back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...
- Advertisement -

Sot, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), znj. Feride Rushiti,  me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi.

Palët nënshkruese u pajtuan për bashkëpunim në periudhë kohore njëvjeçare, me qëllim lejimin e qasjes nëpër institucionet korrektuese në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi, duke përfshirë edhe ofrimin e këshillave dhe ndihmës juridike për personat e privuar nga liria.

Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, palët pajtohen që anëtarëve të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, t`u lejohet që të vizitojnë të gjitha institucionet korrektuese të Kosovës. Në fund të takimit, Ministrja Hoxha e falënderoi znj. Rushiti dhe gjithë stafin e Qendrës për ofrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimit, ndërsa znj. Rushiti, duke përgëzuar Ministren Hoxha për punën e bërë deri më tani dhe u zotua për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Ministrinë e Drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz