back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNënkryetari i PDK-së: Po të isha ministër, nuk do t’ia jepja votën...

Nënkryetari i PDK-së: Po të isha ministër, nuk do t’ia jepja votën Haradinajt për shkarkimin e Murat Mehës

Të ngjajshme

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...
- Advertisement -

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, ka thënë se zgjidhja më e mirë rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi do të ishte të gjendej një koncesus politik në vend.

“Ne po luajmë me izolimin e qytetarëve, dhe po humbin perspektivën. Politikat tona janë të gabueshme, ka kohë që në vend bëhen politika folkloriste. Rrezikohet edhe humbja e partnerëve serioz si SHBA-të”, ka thënë Hoti.

“Duhet marrëveshje e brendshme. Para se të shkohet me Malin e Zi, duhet marrëveshje brenda,  mos të bëjmë politika me sharki”.

“Ne duhet të ulemi të flasim, Gjykata Speciale, izolimi janë çështje të mëdha me të cilat nuk mund të lozet. Po shkelim vijën e kuqe. Unë nuk e njoh atdheun tim kështu, nuk e shoh kështu, ky nuk është atdheu im”.

Hoti ka thënë se shkarkimi i komisionit paraprak të demarkacionit që drejtohej nga Murat Meha, ka qenë gabim i madh.

“Po të isha ministër nuk do t’ia jepja votën Haradinajt për ta shkarkonte komisionin e që të futet në aventura të tilla. Katastrofal është edhe institucioni i Presidencës. Dua të them që çështja e shënjimit të kufirit është çështje brendashqiptare”.

“Çështjet e mëdha kërkojnë koncenzus, këto nuk janë çështje qefesh të dikujt”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz