BallinaDrenica +Drenica KulturëNënkryetari i PDK’së: Ngjarjet historike nuk kanë kuptim pa shtatoren e Adem...

Nënkryetari i PDK’së: Ngjarjet historike nuk kanë kuptim pa shtatoren e Adem Jasharit në mes të Prishtinës

Të ngjajshme

Ky është identiteti i personit që vdiq pas aksidentit në Prizren

Raportohet se një 29 vjeçar e ka humbur jetën...

Kallas bën thirrje për fundin e luftës në Lindjen e Mesme

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se nevojitet...

Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja...

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë...

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci përmes një shkrimi në llogarinë e tij Facebook ka kritikuar institucionet që edhe pas 20 vjet nga çlirimi i vendit dhe në 11 vjetorin e pavarësisë, Prishtina vazhdon të mos ketë një shtatore të komandantit Adem Jashari.

Koci ndër të tjera ka shkruar se edhe pse me mburrje dhe krenari thirremi në sakrificën e dëshmorëve të dheut, asnjëherë nuk gjetëm një copë tokë për shtatoren e Komandantit Legjendar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Po afron 20 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 11 vjetori i pavarësisë së saj. E kemi plot gojën mburrje, plot gojën krenari, vetëlavdatë e çka jo tjetër! Krejt paturpësisht thirremi në sakrificën e dëshmorëve të atdheut! Sa herë na e do interesi personal po edhe grupor këtu në Prishtinë dhe jo vetëm këtu, thirremi duke ngritur ne qiell figurën e Adem Jasharit. Asnjëherë deri me tani nuk gjetëm një copë vend, tash e 20 vjet, për ta ngritur shtatorën e Komandantit Legjendar. Kush do e meritonte ma parë se ai!

Paturpësia e institucioneve dhe bartësve të këtyre instucioneve të Republikës së Kosovës nuk ka skaj!

Zatën askush nuk ka vdekur prej turpit. Të pakën në mos asgjë në këtë përvjetor të 11 të pavaresisë, të kursehemi nga thirrjet në emrin e tij, nga lavdatat e vetëlëvdat dhe fjalët e mëdha!

Asnjë përvjetor i çfarëdo ngjarje historike nuk ka kuptim pa shtatoren e Komandantit Legjendar në mes të Prishtinës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz