BallinaLajmeNënkryetari i një partie serbe “gëzohet” për Kosovën, ja çfarë ndodhi me...

Nënkryetari i një partie serbe “gëzohet” për Kosovën, ja çfarë ndodhi me të (FOTO)

Të ngjajshme

Legjenda Schmeichel propozon transferimin e Granit Xhakës te Manchester Unitedi

Ish-portieri legjendar, Peter Schmeichel ka dhënë një mesazh të...

Anija nga Danimarka kalon Ngushticën e Hormuzit nën përcjelljen e ShBA-së

Kompania për transportin e mallrave të Danimarkës, Maersk bëri...

Ish-diplomati amerikan takohet me Vuçiqin në Beograd, flet për të “ardhme të ndritur SHBA-Serbi”

Ish-zyrtari i Deparamentit amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ish-zyrtari...
Branko Ruzhiq, një nga zyrtarët më me ndikim në Serbi, e ka mirëpritur këtë vendim nga UEFA, madje duke postuar fotografi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
 

Branko Ruzhiq ka postuar fotografi me Fadil Vokrrin, pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Jo të gjithë në Serbi e kanë pritur keq pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.

Branko Ruzhiq, një nga zyrtarët më me ndikim në Serbi, e ka mirëpritur këtë vendim nga UEFA, madje duke postuar fotografi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, përcjell Gazeta Express.

Ruzhiq, një nga gjenerata e reja të politikës serbe, ka shkruar se është sportive dhe njerëzore një vendim i tillë, teksa ka thënë se politika duhet të lihet jashtë futbollit.

“Parandalojini teoritë konspirative! Sportistët dhe njerëzit le të luajnë futboll, refuzoj politikën! Fadili gjithmonë ka qenë njeri!”, shkroi Ruzhiq.

I menjëherë ka qenë reagimi i mediave serbe. E përditshmja serbe, Kurir,  ‘kryqëzuar’ Ruzhiqin për këtë postim, pas kritikave të ashpra që dje i dhanë kreut të Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviҫeviq.

Ruzhiq mori shumë komente fyese në adresë të tij për fotografitë e postuara me Vokrrin. Ndryshe, ky zyrtar serb në vitin 2014 qëndroi në Kosovë ku u takua me Vokrrin.

Ndryshe, Ruzhiq është nënkryetar në Partinë Socialiste në Serbi dhe njeriu i dytë i Partizanit të Beogradit, aty ku Vokrri llogaritet legjendë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz