Nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj dhe Drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Idriz Hysenaj e vizituan lagjen Gashi në fshatin Llapushnik, për të dëgjuar nga afër kërkesat e tyre.
Gjatë vitit të kaluar në Llapushnik janë kryer shumë punime në asfaltimin e rrugëve dhe në kanalizim, por njëra ndër lagjet që tani ka nevojë për rrugë dhe kanalizim është lagjia Gashi.
Vizita e sotme kishte qëllim që nga afër të shohin se cilat ishin nevojat parësore të banorëve kësaj lagjeje, e cila në të ardhmen do të jetë prioritet i projekteve komunale.
Përfaqësuesit komunal e vizituan gjithë lagjen dhe bashkëbiseduan me disa nga banorët e saj, të cilët i shtruan kërkesat për nevojat që kanë banorët e lagjes Gashi.