Nëna kërkon ndihmë për vajzën

Një grua po kërkon ndihmë për shërimin e vajzës që i vuan nga një sëmundje e trurit. Vajzës i ka humbur edhe shikimi. Fitore Podvorica po kërkon ndihmë për shërimin e vajzës pasi ka edhe burri i ka vdekur në aksident trafiku. Thotë se Komuna e Podujevës deri më tash s’i ka ofruar kurrfarë ndihme.
Fitore Podvorica është nënë e tre fëmijëve.
Ajo jeton tek barakat në Podujevë, dhe e vetme rrit dy djemtë dhe vajzën e saj.
Bashkëshorti i saj ka vdekur në një aksident trafiku nëntë muaj më parë, dhe tani çdo brengë bie mbi supet e saj, raporton T7.
Vajza e saj e vogël nuk gëzon shëndet të mirë, ajo vuan nga një sëmundje e rrallë në tru. gjë e cila po e brengos edhe më shumë atë.
Nga ana tjetër, kushtet e rënda të jetesës po e mërzisin atë edhe më shumë.
Lexo edheKëto janë tri rajonet në Kosovë, pa asnjë incident në 24 orët e fundit
Ajo thotë se në raste të shpeshta nuk ka të holla as për t’ia siguruar terapinë, kurse komuna nuk e ka ndihmuar ndonjëherë.
Podvorica mbetet me shpresën që komuna e Podujevës ta ketë më shumë parasysh rastin e saj, në mënyrë që t’ia lehtësohe dhimbjen në të cilën po kalon.














