Nëna 103-vjeçare varros djalin 81 vjeç, John McCain

Para vdekjes, senatori John McCain kishte ndikim të madh te shumë njerëz, veçanërisht te nëna e tij 106 vjeçare, Roberta McCain.
Një mik i afërt i familjes McCain i tha ‘People’ se Roberta është ‘shumë krenare’ për fëmijën e, politikanin dhe veteranin e dekoruar të luftës i cili humbi betejën me kancerin në tru në fazën e katër në moshën 81 vjeçare ditën e shtunë.
‘Roberta ishte mbështetësja e tij më e madhe dhe liderë e klubit të tij të fansave. Ajo ishte jashtëzakonisht e lumtur me të”, tha burimi.
“Mamaja e tij e donte atë. Ai e dinte”.

‘Ajo është një grua e fortë por është e vështirë të varrosësh fëmijën tënd”, citon ‘People’ burimin e saj.

Lexo edhePublikohet letra e lamtumirës e McCainit
Burimi tha se Roberta nuk udhëtoi në Arizona pas lajmit të së premtes se djali i saj do të ndërpriste trajtimin për glioblastoma, formën më agresive të kancerit të trurit me të cilën ai ishte diagnostikuar në korrikun e vitit 2017. Dyshja kishin komunikuar në telefon dhe ajo e dinte rrezikun e sëmundjes së senatorit McCain.
Burimi tha se Roberta dhe gruaja e parë e senatorit, Carol, ende mbajnë kontakte të shpeshta.
Çifti u divorcua më 1980 pas 15 vjetëve martesë derisa kanë tre fëmijë së bashku: djemtë Douglas dhe Andy dhe vajzën Sindy.
“John kurrë nuk ndaloi së dashuri Carol’, tha burimi, duke treguar se ish-gruaja ka folur rrethullisht me senatorin para vdekjes së tij.














