Nelson Hysa ia merr rripin e kampionit Agit Kabayelit, shpërthejnë të qeshurat dhe fishkëllimat

Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, është bërë protagonist i një momenti mjaft interesant gjatë konferencës për shtyp para meçit të madh ndaj Agit Kabayel.
Teksa po i përshëndeste dhe u zgjaste dorën të pranishmve në panel, Hysa shfrytëzoi momentin dhe, pa u ulur ende në karrige, mori pranë vetes rripin e kampionit të botës në versionin WBC – titull që aktualisht mbahet nga kundërshtari i tij, Kabayel, transmeton IndeksOnline.
Nelson Hysa grabbed Kabayel's belt! 😱#KabayelHysa | Nov 28 | Live on DAZN ▪️ pic.twitter.com/aTk9TQQ6vT
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) November 26, 2026

Lexo edheRrezikohet dueli Fury – Joshua: Rregullat e boksit mund ta ndalojnë atë
Me këtë gjest simbolik dhe plot humor, boksieri shqiptar dërgoi një mesazh të qartë për synimin e tij në përballjen e së shtunës, më 28 nëntor. Veprimi i tij shkaktoi reagime të menjëhershme në sallë, ku u dëgjuan njëkohësisht të qeshura të shumta, por edhe fishkëllima nga të pranishmit.
Pamjet e këtij momenti janë publikuar nga platforma DAZN dhe janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se superdueli mes Nelson Hysës dhe Agit Kabayelit zhvillohet të shtunën mbrëma dhe pritet të nisë rreth orës 22:30.







