Rrezikohet dueli Fury – Joshua: Rregullat e boksit mund ta ndalojnë atë

Përballja e shumëpritur mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas, e planifikuar për muajin e ardhshëm në Cardiff, mund të mos zhvillohet pas deklaratave të bashkëshortes së Furyt, Paris, lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Në një dokumentar që pritet të publikohet së shpejti për jetën e boksierit 38-vjeçar britanik, Paris ka zbuluar se bashkëshorti i saj ka vuajtur nga probleme serioze të shëndetit mendor, duke përmendur edhe skizofreninë, transmeton IndeksOnline.
Kjo situatë mund të ndikojë drejtpërdrejt në mbajtjen e meçit, pasi rregulloret e Bordit Britanik të Kontrollit të Boksit (BBBofC) nuk lejojnë pjesëmarrjen në gara të boksierëve që vuajnë nga çrregullime të caktuara psikologjike, përfshirë depresionin dhe skizofreninë.
Sekretari i përgjithshëm i BBBofC-së, Robert Smith, ka bërë të qartë se vendimi për autorizim varet nga vlerësimi mjekësor.
Fury ka folur edhe më parë hapur për sfidat e tij me shëndetin mendor në vitin 2016 ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë kishte bërë të ditur diagnozën e çrregullimit bipolar.

Lexo edheTifozët e Barcelonës planifikojnë pritje të veçantë me duartrokitje për Julian Alvarezin
Në dokumentarin e ri, ai rrëfen për periudhat më të vështira të jetës së tij, duke treguar se kishte dëgjuar zëra në kokë që e nxisnin drejt vetëvrasjes.
Po ashtu, Paris ka treguar për një episod të vitit 2016 kur boksieri u dërgua në spital pas dyshimeve për sulm në zemër, duke përshkruar momentet e ankthit të rëndë dhe mendimeve paranojake.
Vendimi përfundimtar për zhvillimin e duelit ndaj Joshuas pritet të merret në ditët në vijim, pas shqyrtimit të plotë të gjendjes mjekësore të Furyt nga autoritetet kompetente.







