back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeNë zyrat e OVL-UÇK-së mbërrijnë sërish dosje të Gjykatës Speciale

Në zyrat e OVL-UÇK-së mbërrijnë sërish dosje të Gjykatës Speciale

Të ngjajshme

I dashuri i Kimit merr vendimin e madh

Lewis Hamilton, kampioni i botës shtatë herë në Formula...

Bisedë me artisten Betül Aksu

“Lumbardhi” organizon bisedë me artisten Betül Aksu në Doğru...

Incidenti në shkollën “Pavarësia” – MASHT paralajmëron masa disiplinore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka...

Specialja jep detaje për lirimin me kusht të Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut

Sot më, 10.02.2026, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u...

Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para se të votojmë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë për...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hyni Gucati ka bërë të ditur se materiale të tjera janë dërguar në zyrat e OVL-së së UÇK-së gjatë ditës së sotme.

Në një konferencë për medie, Gucati tha se në dokumentet e pranuara ka deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre.

“Ka ardhur në 15:30 dhe ka ikë si rrufeja në shpejtësi shumë të madhe ai person që i ka parë, jemi munduar t’i kombinojmë pak me i pa se çfarë ka në to, por emra nuk ka, janë deklarata të dëshimtarit pa emër por me shifra”, tha Gucati.

Ndërsa nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haardinaj, theksoi se zbulimi i këtyre materialeve po bëhet me qëllim.

“Eshtë një absurditet i madh që prej një institucioni ndërkombëtar dhe kaq me renome, sidomos prestigjoz, ne kemi votuar gjoja për ruajtjen e njerëzve, komunikatave dhe atyre ju del ky material, këta nuk ju përngjajnë as do gjykatave të xhungles. Ata janë mundu me na fy drejtësinë tonë por nuk janë as në nivelin e saj. Këto janë gabime që po bëhen me qëllim” tha Haradinaj.

Rreth një javë më parë, në adresë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkuar një pako me materiale që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.

Të Fundit

Sport

ShowBiz