Në ‘Trepçë’ dhe në ‘Ferronikel’ pas protestave dëgjohet zëri i punëtorëve
Dy ditë grevë të punëtorëve të “Trepçës”, një orë grevë e punëtorëve të “Ferronikelit”, si dhe kërcënimet me radikalizim të protestave të punëtorëve kanë mjaftuar që menaxhmentet e këtyre dy gjigantëve ekonomikë kosovarë t’u binden kërkesave të punëtorëve për rritje dhe realizim të pagave. Punëtorët e “Ferronikelit”, paga mesatare e të cilëve është 550 euro, do të përfitojnë rritje nga skema e planifikuar e shtesave, ndërsa minatorët e “Trepçës” do t’i marrin pagat e mbetura më së largu deri më 27 nëntor, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Dy ditë grevë e punëtorëve të “Trepçës”, një orë grevë e punëtorëve të “Ferronikelit” në javën që lamë pas, si dhe kërcënimet me radikalizimin e protestave të punëtorëve kanë dhënë efektet e tyre.
Menaxhmentet e këtyre dy gjigantëve ekonomikë kosovarë “janë detyruar” të ulen dhe të bisedojnë me sindikalistët për mënyrën e plotësimit të kërkesave të punëtorëve, atyre të “Trepçës” për pagesën e pagave për muajin tetor, si dhe një pjesë të pagave të mbetura më përpara, ndërsa atyre të “Ferronikelit” ngritje të pagave nga 100 euro për secilin punëtor.

Lexo edheKëto vende të Drenasit pa rrymë
Kërkesa e këtyre të fundit do të realizohet vetëm pjesërisht, pasi ata do të përfitojnë rritje nga skema e planifikuar e shtesave.














