back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeNë tetor importi 243,2 milionë, eksporti 27.1 milionë euro

Në tetor importi 243,2 milionë, eksporti 27.1 milionë euro

Të ngjajshme

Rrihen dy burra ndërmjet vete pasi aksidentohen me vetura në Obiliq

Dy burra janë rrahur ndërmjet vete në Milloshevë të...

Përçarja politike në Kosovë me pasoja ekonomike dhe diplomatike

Për të parën e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani,...

Serena Williams pozoi me bikini dhe tregoi transformimin e saj të pabesueshëm

Ylli i tenisit Serena Williams tregoi transformimin e trupit...

Vetaksident tragjik në Pejë – një person sillet pa shenja jete në Emergjencë

Një vetaksident me pasojë fatale ka ndodhur në orët...

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor të këtij viti, ku të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë, tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për -0.2%, në muajin tetor, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 214,2 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 214,6 milionë eurosh në vitin 2015.

Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në muajin tetor 2016 kishte vlerën 27,1 milionë Euro, ndërsa importi 241,3 milionë euro, ku është një rënie prej (-0.1%) për eksport dhe (-0.2%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27.7% e përbëjnë produktet minerale; 22.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.9% e përbëjnë produktet bimore; 4.8% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej tyre; 4.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.7% të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.1% e përbëjnë produktet minerale; 11.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 8.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.6% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 7,1 milionë Euro, ose rreth 26.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-10.3%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.9%), Austria (4.6%), Holanda (4.5%), dhe Bullgaria (3.5%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së janë rreth 105,4 milionë euro, ose 43.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.2%.

“Importet me pjesëmarrje më të lartë janë nga: Gjermania (12.0%), Italia (7.2%), Greqia (4.2%), Polonia (3.0%), etj. Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin tetor 2016, arritën në 15,2 milionë Euro, ose 56.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 26.1%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Serbia (22.0%), Maqedonia (13.4%), Shqipëria (12.9%) dhe Mali i Zi (5.4%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2016, arritën në 67,8 milionë Euro, ose 28.1% e importeve të përgjithshme, ku kishte një rënie prej (-1.1%). Kurse, vendet me pjesëmarjre më të lartë për import ishin: Serbia (14.2%), Maqedonia (6.0%), Shqipëria (4.3%) dhe Bosnje e Hercegovina (3.0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 4,6 milionë Euro, ose 17.1%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (5.7%) dhe Kina (3.9%). Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 68,0 milionë Euro, ose 28.2%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (9.5%) dhe Turqia (9.2%)”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 65,0 milionë Euro, ose 27.9%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë: Turqia 9.0% dhe Kina 8.9%.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz