Skuadra e Como-s ka kaluar rrethin e parë të Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur 3:1 Sudtirolin.
Paraqitje tejet pozitive bëri mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, shkruan Indeksonline
Vojvoda bëri një asist të bukur në këtë takim te goli i parë i shënuar nga Douvikas në minutën e 39’të.
Mbrojtësi “dardan” luajti gjithë ndeshjen dhe u vlerësua me notën 7.4 nga faqja “Flashscore”./Indeksonline/