Në Skenderaj po respektohen rregullat e koronavirusit, gjendja vlerësohet si stabile
01

Lexo edheBabë e bir nga Ferizaj dërgohen në Klinikën Infektive, kishin kontakte më rastin e “Bondsteel”

Zëdhënësi i kësaj komune, Leutrim Sahiti për lajmi.net ka thënë se nuk janë në pritje të ndonjë rezultati sepse nuk ka mostra të dyshuara.
“Nuk kemi ndonjë rast të konfirmuar që ka bërë testet sot. Nëse IKSHPK-ja ka marrë ndonjë mostër pa dijeninë tonë, por nuk kemi ndonjë informacion”, tha Sahiti për lajmi.net.
Për gjendjen e të infektuarve me koronavirus Sahiti tha se gjendja e tyre është stabile.
“Dy rastet e para që janë shfaqur janë në spital dhe dy rastet e tjera nuk kam informacion”, tha Sahiti.

Lexo edheBabë e bir nga Ferizaj dërgohen në Klinikën Infektive, kishin kontakte më rastin e “Bondsteel”
Në fund, ai tha se në Skenderaj po respektohen të gjitha vendimet kufizuese.
“Po po respektohen të gjitha vendimet qoftë nga niveli qëndror, qoftë nga shtabi emergjent në komunë, të gjitha po respektohen nga qytetarët”, tha Sahiti në fund. /Lajmi.net/