back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleDrenasNë Skënderaj hoxha sulmohet fizikisht

Në Skënderaj hoxha sulmohet fizikisht

Të ngjajshme

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Këshillin e Bashkësisë Islame të Skënderajt.

Pasi ka mbaruar mbledhja e këtij Këshilli me datën 25 shtator, hoxhë Gazmend Hoti është sulmuar nga arkëtari i kësaj bashkësie, Faruk Veliu.

Hoxhën e Runikut nga “dajaku” e kanë shpëtuar Behar Lushtaku dhe Fadil Idrizi të cilët e kanë parandalur përshkallëzimin e sulmit.

Hoxhë Hoti i ka shkruar një letër Këshillit të Bashkësisë Islame në Skënderaj për të marrë masa ndaj personit që e ka sulmuar, por deri më tani nuk ka marrë një përgjigjje nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj.

Madje në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkësisë Islame në Skënderaj, ky Këshill nuk e ka shqyrtuar fare ankesën e hoxhës së Runikut.

DrenicaPress ka kontaktuar edhe me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skënderaj, Nexhmi Maksuti, i cili ka thënë se nuk është në dijeni për këtë rast, edhe pse ankesa e hoxhës së Runikut është protokollu nga sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skënderaj, Samir Lushtaku.

DrenicaPress ka kontaktuar edhe me hoxhë Hotin, i cili e ka konfirmuar sulmin dhe është duke pritur një përgjigjje nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj./Drenicapress.info/

Fotografia e Gazmend Hoti

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz