back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeNë shtator eksporti mbuloi importin me vetëm 14,1%

Në shtator eksporti mbuloi importin me vetëm 14,1%

Të ngjajshme

Kosova nën sanksione, Kurti thotë se jemi në mesin e shteteve më të sigurta për të investuar

Pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj institucioneve të Kosovës, kryeministri...

GOOOOOOOOOOOOOOOOL: Drita në epërsi, Manaj tund portën e ekipit nga Qipro

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë po zhvillohet ndeshja...

Nura: LVV po përpiqet të blejë deputetë, PDK s’jep vota për Kurtin

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka deklaruar se Lista...

Ehat Miftaraj ironizon me faturën e rrymës: Për një moment mendova se jam oligark

Anëtari i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator të këtij viti sipas të cilit eksporti mbulon importin me vetëm 14,1%.

Sipas ASK-së të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21,2% në muajin shtator 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, “gjegjësisht në vlerë prej 520,5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 429,4 milionë euro në vitin 2024.

“Eksporti i mallrave në muajin shtator 2025 kishte vlerën 85,8 milionë euro, ndërsa importi 606,2 milionë euro, që është një rritje prej 10,7% për eksport, si dhe një rritje prej 19,6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 19,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 12,4% e përbëjnë produktet minerale; 11,5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,5% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 7,7% e përbëjnë produktet bimore.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 14,6% e përbëjnë produktet minerale; 11,3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,0% e përbëjnë mjetet e transportit.

ASK-ja ka p8blkuar edhe të dhënat lidhur me eksportet dhe importet e Kosovës në vendet e BE-së./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz