BallinaShqiptareNë Shqipëri nuk pajtohen assesi se Kosova është e pavarur

Në Shqipëri nuk pajtohen assesi se Kosova është e pavarur

Të ngjajshme

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i...

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Drejtuesi i “Opinion”-it, Blendi Fevziu, në emisionin e tij të fundit kushtuar koronavirusit dhe rasteve të infektuara në Shqipëri, ka përdorur dhe ka shfaqur në transmetim dy harta në të cilat vihet në pikëpyetje kufiri i Republikës së Kosovës me Serbinë.

Harta e parë që Fevziu ka shfrytëzuar është marrë nga ‘Google Maps’. Në këtë hartë kufiri i Kosovës me Serbinë shfaqen me vija të ndërprera.

Këtë hartë Fevziu e kishte shfaqur në ekranin e tij të madh pas shpinës, ku ilustronte largësinë Itali-Shqipëri.

Ndërkohë hartën e dytë të cilën e shfrytëzon drejtuesi i emisioni “Opnion”, është pjesë e ueb-faqes e cila tregon në kohë reale për rastet e infektimit dhe vdekjeve nga koronavirusi. Njejtë sikurse në hartën e parë, edhe këtu kufiri i Kosovës me Serbinë shfaqet me vija të ndëprera.

Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri shfrytëzohen harta në të cilat vihen në pikëpyetje kufijtë e Kosovës.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shfrytëzuar një hartë në të cilën Kosova shihej pjesë e Serbisë.

Një skandal i tillë i kreut të qeverisë shqiptare kishte nxitur reagime të shumta në Kosovë e Shqipëri.

Kosova ka shpallur pavarësinë me 17 shkurt të vitit 2008 dhe kufijtë e saj janë njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë. Akti i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në kufijtë ekzistues është njohur edhe nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz