Në rritje numri i rasteve me HIV AIDS në Kosovë, Nuhiu: ka njerëz që nuk e dinë që ekziston sëmundja
dp

Lexo edheKonjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë

Arbër Nuhiu, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore ka deklaruar se numri i rasteve të të infektuarve me HIV AIDS në Kosovë është në rritje, ndonëse numrat sipas tij janë shifra të vogla.
Po ashtu, Nuhiu vuri në dukje se ka edhe njerëz që nuk e dinë që ekziston si sëmundje.
“Fatkeqësisht, në shekullin e 21-të, gjithë kjo teknologji edhe njerëzit kanë mungesë të informatave rreth këtyre çështjeve, sepse shëndeti seksual është tejet i rëndësishëm, e tek ne ende është turp të flitet në mënyrë të hapur”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Lexo edheKonjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë