Në Prishtinë mbahet Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të vendeve të Evropës
BILLI
Lexo edheSKANDAL: Rektori me urdhër politik, s’guxon ta prek Murat Mehën
Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 20-21 shkurt 2017 në Prishtinë mbahet Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës.
Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të parlamenteve të shteteve të ndryshme evropiane, drejtues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe institucioneve vendore.
Panelistët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për perspektivat e zgjerimit të BE-së, përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimeve në organizatat ndërkombëtare, për krizën e emigracionit, si dhe për luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon.

Lexo edheSKANDAL: Rektori me urdhër politik, s’guxon ta prek Murat Mehën
Në fund, pritet të nxirren konkludimet dhe një deklaratë e përbashkët.