BallinaLajmeLajmet e FunditNë prezencë të ambasadorëve dështon përpjekja e 52’të për konstituim, thirret seancë...

Në prezencë të ambasadorëve dështon përpjekja e 52’të për konstituim, thirret seancë tjetër për nesër

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Përpjekja e 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, pavarësisht pranisë së korit diplomatik në sallë, shkruan IndeksOnline.

Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar sërish në ndryshimin e mënyrës së votimit për Kryetarin e Kuvendit, duke kërkuar votim të fshehtë, por nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e partive të tjera.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar anëtarë për Komisionin e votimit të fshehtë dhe kanë refuzuar të marrin pjesë në votimin për përbërjen e tij. Në sallë ishin të pranishëm 107 deputetë.

Nuk munguan as përplasjet verbale, sidomos mes kryesuesit Avni Dehari dhe përfaqësuesve të opozitës. “54 deputetë për, kundër nuk ka pasur, abstenim nuk ka pasur. Seanca e radhës do të mbahet nesër,” deklaroi Dehari.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme që ndalon çdo veprim të Kuvendit pas datës 26 korrik, nëse ai nuk konstituohet deri atëherë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz