Në pranga tre të dyshuar për vjedhje, njihen nga policia për mbi 40 raste tjera
Tre persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penalë vjedhje e rëndë.
Sipas policisë, të njëjtit janë arrestuar mbrëmë në flagrancë, rreth orës 20:00, në fshatin Marash të komunës së Obiliqit, nën dyshimin e bazuar se janë përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë në këtë fshat.
Të arrestuarit janë B G, 37 vjeç, B. M, 22 vjeç, si dhe A. M, , 19 vjeç, që të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës, dhe të njëjtit, kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë , për mbi 40 raste të natyrës së njëjtë.( vjedhje, vjedhje të rënda, Grabitje etj).

Lexo edheDaut Haradinaj: Do të punojmë qe Isa Xhemajlaj të qeverisë më Drenasin
“Rasti ka ndodhur, në zonën e KEK-ut, saktësisht në shiritin transportues, ku tre personat e dyshuar, kanë mbushur një kamionetë me thëngjill dhe të njëjtit derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes janë arrestuar nga ana e policisë. Gjithashtu nga ana e policisë është sekuestruar edhe kamioneta (Ford Tranzit me targa Republikës së Kosovës) e cila ka qenë e mbushur me thëngjill”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.














